‘Rrena’ del në shesh, Reali ia ka falur Jamesin Evertonit

  • S.A /
  • 18 September 2020 - 09:14
 ‘Rrena’ del në shesh, Reali ia ka falur Jamesin Evertonit

As 20 milionë, as 25 milionë e as 30 milionë apo as edhe bonuse – James Rodriguez është transferuar falas te Evertoni.

Ish klubi i James Rodriguez, Banfield, ka konfirmuar se nuk do të pranojnë asnjë cent nga shitja e James Rodriguez nga Real Madridi te Evertoni, duke treguar kështu se lajmet se kolumbiani mund të ketë kushtuar deri në 30 milionë euro, janë të pavërteta.

Duket se ishte diçka vetëm mediatike, pasi Real Madridi nuk ka përfituar asnjë cent nga shitja e James, ai është larguar sikur të mos kishte fare kontratë, sikur të ishte lojtar i lirë.

“Pasi dëgjuam lajmin e transferimit të James Rodriguez nga Real Madrid në Everton, dhe me vëmendjen ndaj rregulloreve aktuale të FIFA-s, klubi Atletico Banfield bëri kërkimet përkatëse për të zbuluar nëse do të marrin edhe ata para përmes kësaj shitjeje”, shkruhet në deklaratën e klubit.

“Përkundër raportimeve të ndryshme nga media, të cilat treguan se transferimi kishte qenë për një kosto të konsiderueshme – një situatë në të cilën Banfield do të kishte përfituar një përqindje të asaj shume, ne kemi zbuluar se kjo nuk është e vërteta”.

“Fatkeqësisht, për shkak të natyrës së transferimit të James Rodriguez nga Real Madrid në Everton, për Banfield, nuk ka para. Transaksioni u bë pa asnjë kosto, sikur ai të ishte një lojtar falas”

(Kosova Sot Online )