Zyrtare: Juves i kushton 18.3 milionë euro largimi i Higuain

  • S.A /
  • 18 September 2020 - 09:02
Zyrtare: Juves i kushton 18.3 milionë euro largimi i Higuain

Gonzalo Higuain është larguar zyrtarisht nga Juventusi.

Juve zyrtarisht ka shkëputur kontratën me Gonzalo Higuain, që do të ketë efekt negativ pasi do t’ju kushtojë 18.3 milionë euro.

Zonja e Vjetër pagoi 90 milionë euro për Higuain për ta marrë nga Napoli në vitin 2016.

Ai tashmë ndodhet në Amerikë dhe sezonin tjetër do të luajë në MLS te skuadra e David Beckham, Inter Miami.

(Kosova Sot Online )