Kosova pret Estoninë sonte në Fadil Vokrri

  • A.P /
  • 18 shtator 2020 - 19:42
Kosova pret Estoninë sonte në Fadil Vokrri

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, pret sot në Fadil Vokrri Kombëtaren e Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Ndeshja pritet që të zhvillohet në ora 19:00 derisa në konferencën për shtyp, trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija si dhe lojtarët Edona Kryeziu dhe Erleta Mehmeti besojnë në fitore.

Megjithatë, në këtë ndeshje, për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova ka disa mungesa të mëdha por që Fazlija mendon se do ia dalin të fitojnë edhe kundër estonezeve.

Kjo ndeshje pritet që të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare: Kosova-Estonia

Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Memeti.

Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassova.

(Kosova Sot Online)