Kosova pa problem e mposht Estoninë, barazohet me pikë me Rusinë

  • A.P /
  • 18 shtator 2020 - 21:14
Kosova pa problem e mposht Estoninë, barazohet me pikë me Rusinë

Kosova e ka mposhtur në Fadil Vokrri Estoninë me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjeve të grupeve për kualifikim në Euro Women 2021. Të dy golat për Kosovën i shënoi Kaltrina Biqkaj

Kosova e ka kaluar pa pengesa Estoninë, pavarësisht se Kombëtarja e femrave e Kosovës kishte disa mungesa në këtë ndeshje për shkak se disa lojtare që luajnë jashtë vendit nuk kanë udhëtuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kosova e dominoi tërësisht pjesën e parë të ndeshjes në të cilën edhe shënoi dy gola.

Ishte sulmuesja e Kosovës, Kaltrina Biqkaj e cila golin e parë e gjeti që në minutën e shtatë te ndeshjes.

Biqkaj do të shënonte përsëri gol.

Kosovarja shënoi në minutën e 27 për t’i dhënë kështu një epërsi komode Kosovës.

Në pjesën e dytë, estonezet u munduan që të kthehen në lojë por kosovarët e menaxhuan atë në mënyrë të përsosur.

Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e katër, me 9 pikë, aq sa ka edhe Rusia, e cila sot u mposht në Moskë nga Holanda me rezultat 0-1.

Në këtë grup prinë Holanda që duket se e ka siguruar vendin e parë me 21 pikë, Slovenia është në vendin e dytë me 12 pikë, por që ende është duke luajtur kundër Turqisë ku po fiton 2-1 gjatë pjesës së parë.

Në vendin e tretë është Rusia me pikë po aq sa Kosova por që ka golëdallim më të mirë.

Në vendin e pestë dhe të gjashtë janë Estonia dhe Turqia. 

(Kosova Sot Online)