Sezoni i ri, Bayerni i vjetër

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 22:51
Sezoni i ri, Bayerni i vjetër

Sezoni i ri por Bayerni i vjetër. Bayern Munchen e ka shkatërruar me rezultat 7-0 Schalke 04. Një festival golash ku shkëlqej Serge Gnabry, por edhe blerja më e re e Bayernit Leroy Sane

Bayern Munchen e ka shkatërruar Schalke 04 sonte në Allianze Arena duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0.

Ashtu siç është pritur, Bayern e ka dominuar këtë takim që nga fillimi i pjesës së parë.

 

Lojtari në superformë, Serge Gnabry filloi serinë e shënimit të golave në minutën e 4. Goditja e tij më të majtën hapi serinë e golave për Bayernin.

Groetzka do ta shënonte golin e dytë në minutën e 19-të. Atë do ta gjente për mrekulli në qendër Muller kurse Groecka gjen këndin e lirë duke shënuar gol të lehtë për Bayern.

Robert Leëandoëski do të shënohej në listën e realizatorëve pasi që në minutën e 30 shkaktohet penallti në të e të cilën ai e shndërron në gol në minutën e 31-të.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.

Por, në pjesën e dytë do të fillonte goleada, një Sane e Gnabry.

Sane do të asistonte në dy golat e Gnabry ku ai do ta përfundonte het-trikun. Fillimisht Sane do të pasonte për Gnabryn në minutën e 47-të dhe mandej për rezultat 5-0 në minutën e 59-të.

Festivalin e golave do ta vazhdonte Muller pas një asisti fenomenal të Lewandowskit në minutën e 69-të.

Në një ndeshje të tillë nuk bën që Sane mos të hyjë në listën e golashënuesve.

Pikërisht goli për të erdhi në minutën e 71-të.

E takimin e vulosi goli i Musialas në minutën e 81-të, një talent ky i saportransferuar në Bayern.

Ky ishte një fillim i furishëm i Bayernit në Budesligë, derisa nuk do të luajë javën e ardhshme për shkak se do të luajë kundër Sevillës në Superkupën e Europës.


(Kosova Sot Online)