“Schumacher në gjendje vegjetative, dëmi i pakthyeshëm”

  • S.A /
  • 19 shtator 2020 - 09:27
“Schumacher në gjendje vegjetative, dëmi i pakthyeshëm”

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

Janë fjalët e neurologut Erich Riederer, në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, i realizuar nga “TMC France.

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013.

Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij.

Sot, profesori gjerman, Riederer, thotë se dëmi i pësuar nga Schumacher është i parikuperueshëm:

“Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”.

(Kosova Sot Online )