Futbollisti shqiptar prezantohet te Istanbulspori

  • S.A /
  • 19 September 2020 - 09:08
Futbollisti shqiptar prezantohet te Istanbulspori

Tashmë është zyrtare, Eduard Rroca bëhet pjesë e Istanbulsporit në Turqi.

Pasi i dha lamtumirën Kukësit (luajti ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut), mesfushori 27-vjeçar i bashkohet klubit të kategorisë së dytë turke. Rroca ka firmosur kontratë 4-vjecare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Një karrierë në ngjitje për lojtarin e lindur në Librazhd, i cili e nisi futbollin te Tërbuni, për të spikatur më pas te Luftëtari.

Në janar 2019 u bë pjesë e Kukësit, duke dhënë kontribut për një sezon e gjysmë.  Kjo do të jetë përvoja e parë jashtë Shqipërisë, në një skuadër që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.


(Kosova Sot Online )