Bale arriti në Londër i lënduar, katër javë jashtë

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 12:02
Bale arriti në Londër i lënduar, katër javë jashtë

Gareth Bale do të zyrtarizohet së shpejti te Tottenhami.

Por, ai duhet të presë për të zbritur në fushë, tifozët duhet të presin për ta parë atë duke debutuar me fanellën e Tottenham.

Sipas MARCA, uellsiani është i dëmtuar dhe do të mungojë të paktën katër javë.

Këtë e dinë tashmë edhe mjeket e klubit anglez.

Është interesante fakti se gjithmonë, pas kthimit nga kombëtaret, Bale kthehet i dëmtuar – ai luajti dy ndeshje me Uellsin, por ja që tani do të jetë një muaj jashtë.

Bashkë me Bale, në Tottenham nga Madridi është transferuar edhe Sergio Reguilon.

(Kosova Sot Online)