Floyd Mayweather pritet të rikthehet nga pensionimi, por do të ndeshjet me aktorin e famshëm të YouTubes, Logan Paul

  • S.A /
  • 19 September 2020 - 16:05
Floyd Mayweather pritet të rikthehet nga pensionimi, por do të ndeshjet me aktorin e famshëm të YouTubes, Logan Paul

Boksieri i famshëm amerikan, Floyd Mayweather pritet të rikthehet në ring nga pensioni.

Floyd Mayweather, kampioni i pamposhtur i botës në disa kategori të ndryshme peshash, mund të duelojë me Logan Paul, aktorin e YouTube, një personazh publik i njohur në botën mediatike, aktor dhe në vitin 2019 pjesëmarrës edhe në një duel boksi.

Lajmi është bërë publik nga disa personazhe të njohura publike, si Keemstar, që u tha 2.8 milionë fansave të tij në “Twitter” se Mayweather do të rikthehet të duelojë në ring ndaj Logal Paul.

Edhe boksieri i peshës së lehtë Ryan Garcia e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet sociale.

Mayweather, i tërhequr nga sporti në vitin 2017 me rekordin e 50 fitoreve dhe asnjë humbje, mund të përballet kështu me një personazh që ka vetëm një duel boksi në karrierën e tij, të humbur në vitin 2019.

Për momentin ende nuk është bërë zyrtar, por besohet se mund të bëhet realitet ky meç pasi të dy si Floyd ashtu edhe Logan Paul do të fitonin shuma të majme të parave.

(Kosova Sot Online )