Konfirmohet, Morata rrugës për Torino

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 23:30
Konfirmohet, Morata rrugës për Torino

Alvaro Morata së shpejti do të arrijë në Itali, në Torino.

JUGONES ka konfirmuar se ish sulmuesi i Real Madridit tashmë është rrugës për Itali, ku pritet të arrijë pak pas orës 00:00 për t’iu bashkuar Juventusit.

Ai është parë pas orës 22:00 në aeroportin e Madridit dhe është nisur për Itali.

Testet mjekësore janë paraparë për ditën e marte, derisa edhe zyrtarizimi do të ndodhë së shpejti.

Ai do të kalojë nga Atleti te Juve në formë huazimi për 10 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 45 milionë euro.

Atletico tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij, është Luis Suarez, me të cilin duket se ka kohë që kanë nisur bisedimet dhe është arritur edhe marrëveshja, kontrate 2 vjeçare me page 8 milionë në sezon.

Gjithçka do të finalizohet këtë javë.

Përveç Suarez, nga Barcelona do të largohet edhe Nelson Semedo. 


(Kosova Sot Online)