Një trajner si Kloppin nuk mund ta harrosh kurrë, thotë Immobile

  • S.A /
  • 23 shtator 2020 - 16:59
 Një trajner si Kloppin nuk mund ta harrosh kurrë, thotë Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ndihet mirënjohës që ka luajtur nën urdhrat e Jurgen Kloppit në Borussia Dortmund dhe e ka përshkruar trajnerin si një trajner që nuk mund ta harrosh.

Kloppi e mori Immobilen në Dortmund në vitin 2014, për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin e larguar drejt Bayern Munich, por sulmuesi italian i shënoi vetëm 10 gola në 34 ndeshje dhe u largua drejt Sevillës në vitin pasues.

Ai vuajti përsëri para portës edhe në Sevilla, por e ka ringjallur karrierën që prej se i është bashkuar Lazios duke i shënuar 103 gola në katër sezonet e fundit në Serie A.

Por Immobile është i zhgënjyer që gjëra nuk i shkuan mirë gjatë një viti nën urdhrat e tanimë trajnerit të Liverpoolit në Dortmund.

“Nuk mund ta harrosh dike si Klopp. Kam qenë me fat që kam luajtur nën urdhrat e tij. Ai është trajner shumë emocional; dikush për të cilin lufton për çdo top”, tha Immobile.

I pyetur përse dështoi në Dortmund, Immobile tha: “Mendoj sepse iu bashkova Dortmundit në një kohë të papërshtatshme, sa i përket ekipit”.

(Kosova Sot Online )