E treta e vërteta për Haxhi Krasniqin

  • S.A /
  • 23 September 2020 - 16:35
E treta e vërteta për Haxhi Krasniqin

Boksieri kosovar do të boksojë më 10 tetor, në tentimin e tretë për t’u bërë kampion bote

Haxhi Krasniqi uron që t’i sjellë fat fjala e urtë: e treta e vërteta.

 

Boksieri kosovar do ta kërkojë titullin e kampionit të botës në tentimin e tij të tretë.

Junikasi do të rikthehet në ring më 10 tetor, në luftën për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai do të përballet në Getec-Arena Magdeburg me boksierin Dominick Boesel.

33 vjeçari po ushtron fort dhe shprehet optimist se këtë rast jetik nuk do ta lëshojë dot.

Nëse e fiton meçin, boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane do të bëhej kampion botëror në dy versione, WBA dhe IBO.

“E treta e vërteta! Me 10 Tetor do të boksoj për herë të tretë për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Këtë shans nuk do e hupi, pavarësisht sa e madhe do të jetë sakrifica për të. Unë do të futem me motivacion të madh në këtë duel sepse bëhet fjalë për dy tituj bote dhe kjo me bën shumë të lumtur”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online )