Nainggolan i bashkohet përsëri Cagliarit?

  • S.A /
  • 23 September 2020 - 17:16
Nainggolan i bashkohet përsëri Cagliarit?

Mesfushori belg nuk do të ketë hapësira të mjaftueshme në Inter pas arritjes së Arturo Vidalit nga Barcelona

Radja Nainggolan duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Inter, ku u rikthye së fundmi nga huazimi njëvjeçar në Cagliari. Mesfushori belg mund të rikthehet pikërisht në Cagliari për të luajtur në sezonin 2020/2021, njofton portali italian “Calciomercato”.

32 vjeçari pritet ta kalojë huazimin e dytë në “Sardegna Arena” pas arritjes së Arturo Vidalit në “San Siro” nga Barcelona.

Ky fakt ia vështirëson punët ish-futbollistit të Romës, i cili nuk do të kishte hapësira të mjaftueshme në ekipin e Antonio Contes.

Nainggolan e kaloi sezonin 2019-2020 në formë huazimi, duke i realizuar 6 gola në 26 ndeshje në Serie A.

Ai kishte shënuar madje edhe ndaj klubit që e mban kartonin e tij, Inter.

(Kosova Sot Online )