Ballkani fiton me dramë kundër Feronikelit, Gjilani fiton në Podujevë

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 18:19
Ballkani fiton me dramë kundër Feronikelit, Gjilani fiton në Podujevë

Ka vazhduar me ritëm të njëjtë Superliga në Kosovë, ku edhe këtë javë ka pasur befasira. Ballkani e ka fituar bindshëm ndeshjen kryesore të kësaj jave

Ballkani-Feronikeli 3-2

Ballkani e ka mposhtur Feronikelin në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Daku e nisi serinë e golave qysh herët duke shënuar në minutën e pestë të ndeshjes, duke konfirmuar kështu formën e mirë të tij.

Daku do ta realizonte edhe golin e dytë për Ballkanin në minutën e 34-të.

Ndeshja u ndërpre për një moment pasi që kishte publikë në stadium.

Në pjesën e dytë prapë ishte Ballkani që dominoi duke shënuar gol në minutën e 64-të dhe ku prapë golashënues ishte Daku duke kompletuar kështu het-trikun.

Megjithatë, kur u mendua që Ballkani do ta fitonte këtë lojë, Feronikeli shënon dy gola të shpejtë, një në minutën e 85-të dhe 88-të me Marclei.

Kjo është fitorja e dytë e Ballkanit, kurse Feronikeli u njoftua me humbjen e parë këtë sezon.

Llapi-Gjilani

Një derbi tjetër është zhvilluar në Podujevë në mes Llapi-Gjilani.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë Gjilani ishte më I mirë dhe arriti që të shënoi Darko Nikac në minutën e 62-të.

Me këtë rezultat do të përfundonte edhe ndeshja ku Gjilani do ta realizonte fitoren e parë të madhe për sivjet. 

(Kosova Sot Online)