Dybala kthehet në stërvitje me Juventusin

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 23:18
Dybala kthehet në stërvitje me Juventusin

Paulo Dybala është kthyer në stërvitje sot, duke bërë sesionin e parë të stërvitjeve me skuadër

Juve është duke u përgatitur për ndeshjen derbi kundër Romës këtë vikend ku Tuttosport ka treguar se Dybala është rikthyer në stërvitje të plota.

Argjentinasi ka qenë jashtë fushave për një muaj shkaku i një lëndimi në ijë dhe ndeshje kundër Romës ende mund të konsiderohet e hershme për La Joya.

Alvaro Morata, i cili u kthye në Torino dje, është shfaqur menjëherë në stërvitje me Zonjën e vjetër, duke bërë edhe stërvitje individuale sipas portokolit.

Gazetat raportojnë se në sesionin e stërvitjeve sot janë stërvitur sulmuesit dhe mbrojtësit, por Cristiano Ronaldo dhe shokët e tjerë të skuadrës do të paraqiten nesër në mëngjes në Qendrën Stërvitore të Juventusit, që është e treta për këtë javë. 

(Kosova Sot Online)