Zyrtare: Chelsea e blen portierin senegalez nga Rennes

  • 24 September 2020 - 11:39
Zyrtare: Chelsea e blen portierin senegalez nga Rennes

Chelsea e ka blerë portierin e Rennes, Edouard Mendy, nga Rennes.

Përfaqësuesi i Senegalit i bëri 25 paraqitje në Ligue 1 me Rennes, të cilit iu bashkua në vitin 2019.

Mendy ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Chelsean.

Ai i kompletoi testet mjekësore të martën dhe nënshkroi sot marrëveshje me gjigantin e Premierligës.

Trajneri i Chelseat Frank Lampard tha ditë më parë se Mendy vjen për t’i bërë konkurrencë portierin Kepa Arrizabalaga, i cili është blerja rekorde e të kaltërve.

“Jam shumë i ngazëllyer që i jam bashkuar Chelseat. E kisha ëndërr t’i bashkohesha një klubi me ekip fantastik si ky”, tha Mendy.

(Kosova Sot Online )