Mirlind Daku, njeriu i “hat-trickave”

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 12:16
Mirlind Daku, njeriu i “hat-trickave”

Sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit i ka realizuar dy tregolësha në dy ndeshjet e para të sezonit në Superligë

Mirlind Daku është njeriu i “Hat-Trickave” në fillimin e sezonit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit i ka realizuar dy tregolësha në dy ndeshjet e para sezonale.

Fillimisht, ish-sulmuesi i Llapit i kishte realizuar tre gola në xhiron e parë, në fitoren 4:1 ndaj Besës.

E këtë ecuri, Daku e vazhdoi edhe në fitoren e djeshme me rezultat 3:2 kundër Feronikelit, ku e kompletoi “Hat-Trickun” e dytë brenda pak ditësh.

Me gjashtë gola në dy xhirot e para, Daku është pa diskutim në krye të golashënuesve në elitën e futbollit kosovar.

Nëse vazhdon me këtë formë, sulmuesi shtatlartë do të jetë rrezik dhe i papërmbajtshëm për mbrojtësit dhe portierët kundërshtarë.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës U21 e pati një eksperiencë të shkurtër në Kroaci, tek ekipi i Osijekut.

Më pas ishte huazuar në Kukës dhe sezonin e kaluar i ishte bashkuar Ballkanit.

(Kosova Sot Online )