Loci vazhdon me Rahovecin

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 16:12
Loci vazhdon me Rahovecin

Bujar Loci do të vazhdojë ta drejtojë Rahovecin edhe në sezonin e ardhshëm.

Lajmin e kanë konfirmuar “Vreshtarët” përmes grupit të tyre në rrjetin social, Facebook.

Trajneri pejan ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit, i cili kishte nisur para pandemisë koronavirus.

Ish-trajneri i Pejës do të mundohet ta ndërtojë një skuadër kompakte, e cila do të jetë mjaft konkurrente në sezonin e ri, i cili do të nisë në muajin tetor.

Rahoveci ka qenë njëra prej skuadrave më të fuqishme viteve të fundit në basketbollin kosovar.

(Kosova Sot Online)