Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Europa Liga

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 22:02
Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Europa Liga

KF Shkëndija është eliminuar nga Europa Liga nga skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19, Tottenham Hotspur. Në një moment, skuadra tetovarë arriti që të jetë dominuese në fushë kundër anglezëve të Spurs

Shkëndija e Tetovës është eliminuar në rrethin e tretë të Europa Ligës nga Tottenham Hotspur.

 

Ishte një ndeshje që u fillua shumë mirë nga Tottenham të cilët erdhën në epërsi që në minutën e pestë të ndeshjes.

Ishte pak a shumë një gabim në mbrojtje i Shkëndijes e të cilin e shfrytëzoi shumë mirë Erik Lamela për golin e parë.

Pavarësisht se kishte disa mundësi shënimi Tottenham nuk shënoi dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë Shkëndija e nisi shumë më mirë ndeshjen se Tottenham dhe ata barazojnë rezultatin me një gol të bukur te Nafiut në minutën e 54-të.

Pas golit Shkëndija filloi ta këtë një dominim kundër londinezëve por që nuk zgjati gjatë pasi që në minutën e 70 në skenë del jugkoreani Soon që shënon një gol pas një devijimi.

Rezultatin përfundimtar do ta vuloste sulmuesi i njohur anglez Harry Kane që shënoi gol në minutën e 80-të, për të kaluar në playoff të Europa Ligës. 

(Kosova Sot Online)