Liverpool shkatërron Lincolnin, City mezi eliminon Bournemouthin

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 22:58
Liverpool shkatërron Lincolnin, City mezi eliminon Bournemouthin

Liverpool e ka mundur me rezultat 2-7 skuadrën e vogël të Lincoln FC duke kaluar kështu në rrethin e katër të Carabao Cup. Fitore ka shënuar edhe Manchester City por me rezultat 2-1

Lincoln City-Liverpol 2-7

Liverpool edhe pse me ekip të dytë ka arritur që të tregojë se është një ekip kampion duke e mposhtur me rezultat 2-7 skuadrën e vogël të Lincoln.

Serinë e golave për Liverpool e nisi Xherdan Shaqiri në minutën e 9 duke shënuar një supergol nga goditja e lirë. Liverpool nuk u ndal me kaq në pjesën e parë pasi që do të shënon 3 gola të tjerë. Takumi Minamino (18), Curtis Jones (32, 36) ishin golat që u shënuan në pjesën e parë nga Liverpool.

Me të filluar pjesën e dytë do të shënonte përsëri Minamino. Tayo Edun do ta ngushtonte epërsinë në 1-5 por Marko Grujic do të shënonte golin e gjashtë në minutën e 65-të. Vendasit shënuan përsëri në minutën e 67-të me Montsma kurse rezultatin përfundimtarë e vulosi Divock Origi në minutën e 89-të.

Manchester City-AFC Bournemouth 2-1

Të rinjtë e Pep Guardiolës më shumë vështirësi kanë kaluar sot në finale të Carabao Cup duke e eliminuar AFC Bournemouth.

Guardiola kishte zgjedhur që në këtë ndeshje të fus lojtarë të ekipit të dytë dhe të akademisë, por që ata shumë lehtë do të mund të ishin eliminuar nga kjo garë.

Goli i parë erdhi nga i riu Liam Delap në minutën e 18-të te ndeshjes, por Bournemouth do të barazonin në minutën e 22-të me Sam Surridge.

Goli i Phil Foden në minutën e 75 bëri që City të kalojë në rrethin e katër të Carabao Cup, trofe të cilin e ka fituar në tri sezonet e fundit.


(Kosova Sot Online)