Man United me “sprintin” final për Sanchon

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 13:24
Man United me “sprintin” final për Sanchon

90 milionë funte për Sanchon.

“Djajtë Kuq” janë duke bërë gati një tjetër ofertë dhe të fundit për sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Lajmi është dhënë nga Daily Star.

Dortmund ka përsëritur disa herë se nuk dëshiron ta lëshojë edhe këtë edicion talentin anglez, por United shpreson që me një ofertë pothuajse 100 milionë euro – do ta rrëmbejë më në fund Sanchon. 

(Kosova Sot Online)