Lexoni edhe:
Kë po e kërkon EULEX-i te Zyrat e Veteranëve, flet Klinaku
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me orar të stërngjeshur.
Në fakt, brenda një javë po luhen tri xhiro të sezonit të ri 2020/2021.
Sot do të hapet xhiroja e tretë me ndeshjen në mes të Besës dhe Arbërisë.
Kë po e kërkon EULEX-i te Zyrat e Veteranëve, flet KlinakuLexoni edhe:
Pejanët janë në kërkim të pikëve të para pasi i pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para.
Nga ana tjetër, Arbëria ishte mrekulli e këtij fillim sezoni duke i grumbulluar 4 pikë, madje duke barazuar me Prishtinën në mesjavë.
Ndërkaq, ndeshja kryesore e xhiros, Prishtina – Drita është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane.
Tash, ndeshja kryesore do të kalojë në Gjilan, ku kjo skuadër do ta presë Ballkanin.
Therandasit e kërkojnë fitoren e tretë radhazi, por nuk do të kenë punë aspak të lehtë.
Feronikeli do të mundohet ta harrojë humbjen nga Ballkani duke e fituar derbin lokal me Drenicën.
Kurse, Trepça ’89 dhe Llapi do t’i kërkojnë pikët e para sezonale në përballjen e tyre.
(Kosova Sot Online )