“Pepe do të jetë për shumë kohë në Arsenal”

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 19:56
“Pepe do të jetë për shumë kohë në Arsenal”

Rekordi i Gunners, Nicolas Pepe ka startuar vetëm një ndeshje në sezonin e ri dhe atë të se mërkurës në Carabao Cup kundër Leicester City

Mikel Arteta ka insistuar që Nicolas Pepe “ka rrugë të gjatë para vetes” në Arsenali prej që ai arriti verën e kaluar dhe ai beson që Pepe do të jetë për kohë të gjatë në Arsenal.

Arsenal kishte investuar shumë për ta sjell Pepen nga Lille më 2019, duke paguar 72 milionë funte për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

Pas një fillimi të ngadalshëm në Londrën Veriore, sulmuesi anësor pati një përfundim të fuqishëm në Angli – duke shënuar tetë gola dhe bërë 10 asiste në të gjitha garat.

Menaxheri i Arsenali insiston se ai më shumë se i lumtur për progresin e 25 vjeçarit dhe beson që më e mira prej tij pritet që të vije.

“Mendoj që Nico ka rrugë të gjatë përpara”, tha spanjolli. “Natyrisht, ne e dimë sa ka paguar klubi për të kur ai u bashkua dhe ky është një presion i lartë edhe për të”.

“Por, ai është një lojtar i cili di të adaptohet. Është stil ndryshe dhe ai ka një shprehi të mirë që e shohim zakonisht në ndeshje të mëdha”.

“Ai është ambientuar këtu, ai pëlqehet nga lojtarët e tjerë, ka një karakter të mirë dhe unë besoj që do ta kemi atë në skuadër për shumë vite ku ai do të tregoj vetën në nivelet më të larta të futbollit sezon pas sezone”. 

(Kosova Sot Online)