Brighton and Hove Albion mund Parmën për yllin e Kosovës

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:58
Brighton and Hove Albion mund Parmën për yllin e Kosovës

Brighton and Hove Albion duket se ka arritur që ta marrë në radhët e veta sulmuesin e ri kosovar të Lausanne-Sport në minutat e fundit

Sipas “Sussex Express”, një media shumë e afërt kjo me Brightonin, sulmuesi kosovar Andi Zeqiri raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez dhe pritet që t’i kompletojë testet mjekësore dhe ta kompletojë transferin brenda orëve në vijim.

Sulmuesi u tha se do t’i bashkohet Parmas derisa për të ka pasur interesim po ashtu Nice dhe Marseille, por Brighton, të cilët kanë qenë duke kërkuar një sulmues gjatë tërë verës duekt se kanë vepruar shpejt dhe ia kanë arritur synimit të tyre.

Zeqiri (21) ka lindur në Lausanne të Zvicrës por prindërit i ka kosovar. Ai ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës në moshë U-15 dhe U21 por muajin e kaluar Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se ai do të ftohet dhe do të luajë për Kosovën.

Se transferimi i Andi Zeqirit në Brighton është punë e kryer ka shkruar edhe eksperti dhe gazetari i transferëve, italiani Fabrizio Romano.

“Brighton pritet të nënshkruajë me Andi Zeqirin nga Losanna. Marrëveshja totale është arritur dhe pritet që testet mjekësore të kryhen orët në vazhdim. Ai do të jetë sulmuesi i ri i Brighton”, ka shkruar Romano.

(Kosova Sot Online)