Juve: Hetimet për Suarez janë stopuar

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 23:23
Juve: Hetimet për Suarez janë stopuar

Prokurorët e ngarkuar për hetimin që involvonte avokatët e Juventusit dhe Luis Suarez thonë se hetimet janë ndalur për momentin, për shkak të shumë rrjedhjeve të informatave për rastin

Luigi Chiappero dhe kolegia e tij Maria Turco kanë udhëtuar në Perugia sot për ta mbrojtur rolin e tyre në lidhje me provimin për gjuhën italiane që Suarez e bëri në një universitet privat, në përpjekjet e tij për të kaluar në klub.

Megjithatë, Sky raporton që pas shtatë orë takim, prokurorët kanë vendosur të pauzojnë nga kjo çështje për pak kohë.

Sipas shefit të prokurorëve Raffaele Canton, duke folur për ANSA, vendimi pritet të rishikohet pasi që “përcillet me shkelje të shumta të fshehtësisë së individëve”.

Kjo vjen pasi disa përgjime u botuan në shtypin italian, kryesisht në La Repubblica e cila akuzonte avokaten e Juves, Maria Turco t’i këtë premtuar universitetit që do ta bënte provimin Suarez që nëse e bën shpejt, klubi do të siguronte edhe më shumë lojtarë të huaj për ta në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, shefi i Turcos, Lugi Chiappero ka folur për “transparencë” në marrëveshjet e tyre me universitetin dhe ka theksuar se Zonja e Vjetër nuk është involvuar në këtë mes.

Ish sulmuesi i Barcelonës ka kompletuar lëvizjen e tij në Atletico Madrid këtë mbrëmje pas propozimit për kalim në Juve, pavarësisht akuzave se ai ka mashtruar dhe ka kopjuar për ta kaluar testin e gjuhës. 

(Kosova Sot Online)