Zyrtare: Rossi rinovon me Yamahan deri në vitin 2021

  • G.G /
  • 26 shtator 2020 - 13:29
Zyrtare: Rossi rinovon me Yamahan deri në vitin 2021

Lajmi qarkullonte prej kohësh por tashmë është bërë zyrtar.

Valentino Rossi do të jetë pjesë e Moto Grand Prix edhe për sezonin e ardhshëm pasi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Petronas, skuadër satelite e Yamahas.

Doktori i cili aktualisht është 41-vjeç dhe do të garojë minimalisht në klasin mbretëror të garave me motorë deri në moshën 43-vjeçare, gjithmonë nëse nuk rinovon me Petronas pasi në kontratën e firmosur mes palëve ekziston opsioni për të rinovuar edhe me një tjetër vit në bazë të paraqitjeve që do të bëjë Rossi.

(Kosova Sot Online)