Tjetër mrekulli nga Bersant Celina

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 16:32
Tjetër mrekulli nga Bersant Celina

Bersant Celina ka filluar të lërë gjurmë në skuadrën e re, Dijon, pasi e ka regjistruar një tjetër asist, të dytin në ndeshjen e dytë si titullar në Ligue 1.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës harkoi bukur nga këndi, ku më së miri në zonë u gjend, Bruno Ecuele Manga, që e dërgoi topin në rrjetë për 2-1 në minutën e 60’ dhe e kaloi Dijonin në epërsi kundër Montpellier në një ndeshje të Ligue 1 që po zhvillohet momentalisht në Dijon.

24-vjeçari, i cili debutoi për Dijon para tri jave kundër Brest, është duke luajtur titullar për takimin e dytë më radhë.

(Kosova Sot Online)