Fati dhe Pedri kanë të ardhme të madhe, thotë Koeman

  • S.A /
  • 28 September 2020 - 09:18
Fati dhe Pedri kanë të ardhme të madhe, thotë Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk ka mundur ta fshehë ngazëllimin me paraqitjen mbresëlënëse të Ansu Fatit në fitoren e skuadrës së vet 4:0 kundër Villarrealit në ndeshjen e saj hapëse në La Liga këtë sezon.

Fati shënoi dy herë në 20 minutat e parë të ndeshjes, duke i ndihmuar trajnerit Ronald Koeman ta nisë në stil fushatën në La Liga.  Messi e shënoi golin e tretë nga penalltia, para se Pau Torres të shënonte autogol pak para përfundimit të pjesës së parë. Por ishte Fati ai i cili shkëlqeu mbrëmjen e së dielës në Camp Nou dhe dëshmoi përse shumë njerëz e vlerësojnë si pasardhës të Messit një ditë.

Pedri luajti në pjesën e dytë dhe bëri një paraqitje të mirë.

“Paraqitja e tij duhet të veçohet. Jam shumë i lumtur me të. Ne e dimë se ai është vetëm 17 vjeç dhe duhet të përmirësohet”, tha Koeman i pyetur për Fatin.

“Ai nuk luajti aq mirë kundër Elches por sot po. Bëri një ndeshje të madhe. Jam i lumtur me të dhe me Pedrin. Të dy kanë të ardhme të madhe”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )