Ylli i Man City pas humbjes 5:2 kudër Leicesterit: Kundërshtari s’bëri asgjë, jam i hutuar

  • S.A /
  • 28 September 2020 - 10:16
Ylli i Man City pas humbjes 5:2 kudër Leicesterit: Kundërshtari s’bëri asgjë, jam i hutuar

Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka thënë se futbolli u tregua i padrejtë ndaj skuadrës së tij dhe se Leicester City nuk bëri asgjë për ta merituar fitoren e thellë 5:2 të dielën në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës u mposht 5:2, por tri prej pesë golave të Leicesterit u shënuan nga penalltitë, ndërsa Jamie Vardy shënoi het-trik.

Ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pavarësisht se skuadra e Guardiolës e mbizotëroi ndeshjen me mbajtjen e topit dhe goditje në portë.

City i kishte 16 goditje në portë, krahasuar me vetëm shtatë të Leicesterit.

“Për mua, ata ishin me fat”, tha Rodri pas ndeshjes.

Duke folur për BBC Radio 5, 24-vjeçari shtoi: “Futbolli nuk ishte i drejtë me neve sot. Mbase është faji jonë, mbase është fuqia e tyre – por është e vështirë ta shpjegosh”.

“Ne bëmë shumë gjëra për ta fituar këtë ndeshje. Në një ndeshje si kjo, ku kundërshtari nuk bën asgjë, të bën të ndihesh i hutuar.”

(Kosova Sot Online )