Arteta: Liverpooli është superior ndaj Arsenalit, dua ta arrijmë nivelin e tyre

  • S.A /
  • 29 September 2020 - 11:04
Arteta: Liverpooli është superior ndaj Arsenalit, dua ta arrijmë nivelin e tyre

Mikel Arteta thotë se nuk u ndje shumë i zhgënjyer pas humbjes së Arsenalit 3:1 kundër Liverpoolit të hënën mbrëma, duke e pranuar se skuadra e Jurgen Kloppit është thjesht superiore ndaj ekipit të tij.

Sadio Mane, Andry Robertson dhe Diogo Jota, në debutimin e tij, i shënuan golat e triumfit të Liverpoolit, pasi Lacazettes iu dhuruar goli i parë në këtë ndeshja nga një gabim trashanik i Robertson të hënën në Anfield.

Sikur sulmuesi francez të ishte më i mbrehet para portës, ai do ta kishte barazuar rezultatin në 2:2 kur u gjend i vetëm përballë portierit Alisson Becker dhe Arteta beson se ky rast do të kishte mundur ta ndryshonte rrjedhën e lojës.

Por Liverpooli e meritoi plotësisht fitoren.

Arteta ishte i sinqertë në intervistën pas ndeshjes, megjithatë, duke e pranuar se Liverpooli është thjesht në një nivel tjetër.

“Për pjesën më të madhe në ndeshjen ishim në lojë. Por realiteti është se ata janë superiorë ndaj nesh në shumë aspekte. Keni mundur ta shihnit”, tha Arteta.

“Jam vërtet i lumtur me mënyrën sesi ekipi garoi dhe vazhdoi të besojë. Këtë standard duhet ta arrijmë ne. Ne jemi në një udhëtim tjetër. Ata kanë pesë vjet së bashku”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )