“Skriniar mund të largohet”

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 22:29
“Skriniar mund të largohet”

Trajneri i Sllovakisë, Pavel Hapal ka treguar se mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka pranuar se trajneri Antonio Conte “nuk ka biseduar me të fare kohëve të fundit”.

Mbrojtësi i zikaltërve ka qenë i lidhur me një kalim në Tottenham ditëve të fundit dhe trajneri i Sllovakisë, Hapal, ka treguar se mbrojtësi “mund të largohet”.

“Ai me tha se trajneri i tij nuk flet më të shumë kohëve të fundit”, tha Hapal për Tuttomercatoweb.

“Ai mund të largohet, por ai e di që është në planet e klubit dhe mund të rrijë edhe në Inter”.

“Sa për ne, ai është gati. Ai stërvitet mirë dhe, sipas mendimit tim, nuk ka shumë probleme”.

(Kosova Sot Online)