Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 10:30
 Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Mallorca ka bërë një hap prapa në garën për të siguruar mbijetesën në La Liga.

Ekipi ishullor spanjoll pësoi 3:1 në udhëtim nga Getafe, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit spanjoll.

Satriano me dy gola dhe Romero me një ishin golashënuesit e vendasve.

Për Mallorcan realizoi Mascarell, kurse Vedat Muriqi nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë fitore, Getafe tani shkon në kuotën e 48 pikëve dhe pothuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet me 39 pikë në vendin e 17-të, aq sa kanë edhe Levante dhe Girona në pozitat 18 dhe 19.

(Kosova Sot Online)