Alavesi e mposht Barcelonën

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 09:30
Alavesi e mposht Barcelonën

Alaves ka marrë tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga.

Alaves triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj kampionit, Barcelonës, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit spanjoll.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Diabate realizoi.

Me këtë fitore, Alaves shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e 15-të dhe tani i ikën një pikë zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Barcelona mbetet me 91 pikë dhe nuk do të mund ta arri kuotën e 100 pikëve këtë sezon.

(Kosova Sot Online)