“Natyra po më thërriste” – Dier e shpall tualetin lojtar të ndeshjes Tottenham-Chelsea

  • S.A /
  • 30 September 2020 - 11:16
“Natyra po më thërriste” – Dier e shpall tualetin lojtar të ndeshjes Tottenham-Chelsea

“Kur natyra thërret dhe duhet të shkosh, duhet të shkosh”

Jose Mourinho mund të ketë vrapuar pas shumë lojtarë gjatë karrierës së vet si trajner, por sigurisht asnjëherë për arsyen që e ndoqi Eric Dierin me vrap të shpejtë të martën.

Në minutën e 77-të të takimit mes Tottenhamit dhe Chelseat në Carabao Cup, kur Spurs po humbnin 1:0, mbrojtësi anglez Dier e braktisi fushën papritmas dhe vrapoi drejt tunelit.

Trajneri Jose Mourinho e ndoqi prapa me vrap dhe kamerat e kapën atë duke u futur në zhveshtore menjëherë pas mbrojtësit.

Pra, çfarë mund ta ketë nxitur Dierin ta lërë fushën vetëm 10 minuta para përfundimit të ndeshjes së kupës të cilën ekipi i tij po e humbte?

“Të gjithë mund ta marrin me mend!” tha Dier pas ndeshjes.

“Jam mirë, por kjo më ndodhi për herë të parë. Nuk pata çfarë të bëj dhe kur duhet të shkosh, duhet të shkosh. Janë disa gjëra që s’mund t’i ndalesh dot”, shpjegoi ai.

“E kisha një rëndim në stomak”, tregoi ai.

Plotësisht i çliruar, Dier u kthye në fushë dy minuta më vonë, i ndjekur nga Mourinho, i cili ishte më pak i xhindosur.

Dier shtoi: Jose nuk ishte i kënaqur, por nuk pata çfarë të bëj, natyra po më thërriste”.

26-vjeçari, i cili u shpall lojtari i ndeshjes, më vonë e postoi një fotografi të një tualeti në zhveshtoren e Tottenham Hotspur Stadium me mbishkrimin: “Lojtari i vërtetë i ndeshjes”.

(Kosova Sot Online )