Trajneri i Zvicrës “godet” Kosovën: Andi Zeqiri është në radarin tim

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 16:41
Trajneri i Zvicrës “godet” Kosovën: Andi Zeqiri është në radarin tim

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta ftojë Andi Zeqirin në të ardhmen në ekipin A të Helvetikëve.

Futbollisti kosovar u ftua sot nga Zvicra U-21 për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2021, por futbollistin kosovar po e ndjek me kujdes edhe Kombëtarja A.

Derisa Kosova llogarit në të për të ardhmen, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe zviceranët.

“Ne jemi gjithmonë të sinqertë. Do ta marr atë në ekipin kombëtar kur të jem i sigurt se ai mund të na ndihmojë ne. Unë nuk do ta bllokoj kurrë atë. I kam folur qartë për këtë, ai tashmë ishte në listën B. Ai është në radarin tim”, ka thënë Petkovic në konferencë për shtyp sot.

Zeqiri ka shkëlqyer në futbollin zviceran me ekipin Lausanne-Sport, ndërsa së fundmi u transferua në klubin nga Premierliga, Brighton.

21 vjeçari pritet ta ketë një karrierë mjaft të suksesshme.

(Kosova Sot Online )