Kalmar lajmëron huazimin e Alitit në Zurich

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 19:04
Kalmar lajmëron huazimin e Alitit në Zurich

Klubi suedez Kalmar me anë të një komunikate ka lajmëruar se ka huazuar mbrojtësin e Kombëtares se Kosovës Fidan Aliti në FC Zurich

Kalimi i Alitit në Zurich është përfolur nga mediat që disa javë, derisa Zurich e ka marrë Alitin si të huazuar deri më 31 maj.

Skuadra zvicerane mund ta bëj blerjen permanante nëse dëshiron.

Sipas klubit suedez, ka qenë vetë Aliti që ka kërkuar largim për në klubin zviceran, sipas tyre për arsye familjare.

Aliti në skuadrën zvicerane do të bashkohet edhe me shokët e Kombëtares se tij, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.

(Kosova Sot Online)