Dermaku nga Parma në Lecce

  • S.A /
  • 05 October 2020 - 13:47
Dermaku nga Parma në Lecce

Orët e fundit të merkatos po sjellin zhvillime të rëndësishme për disa nga lojtarët e Kombëtares.

Pas zyrtarizimit të Endri Çekiçit në Turqi tek Angaragucu, në orët në vazhdim do të konfirmohet me të zezën mbi të bardhë edhe transferimi i Kastriot Dermakut te Lecce.

Formula e transferimit nga Parma në skuadrën puljeze do të jetë huazim me detyrim blerjeje nëse ekipi i drejtuar nga Eugenio Corini. Do të sigurojë ngjitjen në Serinë A.

Dermaku ishte transferuar një vit më parë te Parma, me të cilën kishte firmosur kontratë 4-vjeçare me pagë 180 mijë euro neto në vit.

Në total, përgjatë sezonit të kaluar, mbrojtësi shtatlartë shqiptar ka koleksionuar 18 ndeshje me fanellën ne Parmës.

(Kosova Sot Online )