Chiesa i kryen testet mjekësore te Juventusi

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 15:29
Chiesa i kryen testet mjekësore te Juventusi

Federico Chiesa i ka përfunduar testet mjekësore për transferimin te skuadra italiane Juventus.

SkySports në Itali ka bërë të ditur se lojtari i Fiorentinës Chiesa testet mjekësore me Juventus i ka përfunduar në Florence.

23-vjeçari ka kompletuar transferimin në ditën e fundit të afatit kalimtar. Kampioni i aktual i Seria A ka arritur marrëveshje me të dyja palët me lojtarin dhe me skuadrën.

Marrëveshja e arritur është për 2 vjet huazim në vlerë prej 10 milionë eurove, plus obligim blerjeje për 40 milionë euro, nëse plotësohen disa kushte.

Sezonin e kaluar, Chiesa i ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tetë herë. 

(Kosova Sot Online)