Zbulohet arsyeja pse dështoi largimi i Nainggolan nga Interi

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 13:59
Zbulohet arsyeja pse dështoi largimi i Nainggolan nga Interi

Presidenti i Interit Steven Zhang, e kishte bllokuar kalimin e Radja Nainggolan në Cagliari, pavarësisht se mesfushori belg kishte arritur marrëveshje me klubin.

Mediat italiane kanë raportuar se Nainggolan ka arritur marrëveshje personale me Cagliarin, por që marrëveshja në mes dy klubeve nuk u arrit.

Zhang ka bllokuar kalimin duke kërkuar së fundmi 10 milionë euro për transferimin e lojtarit, por presidenti i ka ofruar edhe të drejtën e huazimit me të detyrim blerjeje.

Nainggolan sezonin e kaluar ka qenë pjese e Cagliarit dhe ka qenë i gatshëm për një rikthim të mundshëm.

Mesfushorit belg, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 me skuadrën italiane Inter, i duhet që të punojë shumë për të zënë vend në formacionin e Antonio Contes. 

(Kosova Sot Online)