Largimi i mundshëm i Challandes, mungesat e çuditshme të Kosovës, Pandev!

  • S.A /
  • 09 October 2020 - 09:42
Largimi i mundshëm i Challandes, mungesat e çuditshme të Kosovës, Pandev!

Tovërlani nuk dëshiron të përzihet nëse duhet të qëndrojë apo largohet Challandes, por thotë se Kosova ka ndryshuar.

Kosova kishte një ëndërr të madhe, ëndërr që ishte afër realizimit para pandemisë, por gjithçka ndryshoi pas pandemisë dhe ‘Dardanët’ u shndërruan në skuadër tjetër.

Kështu, ata nuk kanë arritur që të kualifikohen në finale të play-off të Nations League pasi janë mposhtur 2-1 nga Maqedonia.

Pas ndeshjes, lidhur me vazhdimin apo jo të Bernard Challandes është pyetur edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani.

Ai gjithashtu ka folur për mungesat e çuditshme, veçanërisht të Samir Ujkanit, Vedat Muriqit, Amir Rrahmanit, që nuk u lejuan të vijnë, derisa befasisht, nga Italia për Maqedoninë erdhi Goran Pandev.

“Mungesat janë të çuditshme te Kosova. Nga FFK-ja nuk është sqaruar mungesa e disa lojtarëve kyç. Është e çuditshme se si Gorann Pandev vjen nga Italia e lojtarët tonë jo”, u shpreh ai në Klan Kosova.

“Challandes e ka bërë një punë të madhe me Kosovën. Largimi ose qëndrimi i tij është punë e FFK-së dhe jo e imja. Por, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur loja e Kosovës”.

(Kosova Sot Online )