Lajm i mirë për Milanin, shërohet Ibrahimovic

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 19:21
Lajm i mirë për Milanin, shërohet Ibrahimovic

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka treguar se që është shëruar nga koronavirus

Suedezi, i cili u testua pozitivë për COVID-19 para ndeshjes se rrethit të tretë kualifikues në Europa Ligë kundër Bodo/Glimt, ka konfirmuar se ai është negativ.

Ibrahimovic e ka dhënë vet lajmin e mirë për kuqezinjtë, kurse tani ai do të përgatitet që të jetë gati kundër Interin për derbin e parë këtë sezon në “della Madonnina”.

“Ju jeni shëruar”, shkroi suedezi në Twitter. “Autoritetet shëndetësore me kanë informuar që karantinës sime i erdhi fundi. Ju mund të dilni jashtë”, ka shkrua ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)