Koeman ende e dëshiron Depayn në Barcelonë

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 09:58
Koeman ende e dëshiron Depayn në Barcelonë

Barcelona dështoi që të sillte Memphis Depay në ‘Camp Nou’ verën që lamë pas, por kjo nuk nënkupton se gjiganti katalonas ka hequr dorë nga ylli holandez.

Ronald Koeman ende nuk është dorëzuar që të sjell Depay te Barça dhe e ka konfirmuar gjithashtu se ai kishte dëshiruar ta sillte në skuadër edhe Georginio Wijnaldum e Liverpoolit.

Katalonasit kanë tentuar deri në momentet e fundit që të nënshkruajnë me yllin holandez, por ardhja e tij varej plotësisht nga largimi i Ousmane Dembele.

Drejtori sportiv i skuadrës franceze Lyon, Juniho, ka konfirmuar para disa jave që sulmuesi i tyre kishte arritur marrëveshje me gjigandin spanjoll, por marrëveshja mes dy klubeve nuk ishte arritur.

Presidenti i ekipit francez Jean-Michel Aulas ka deklaruar që Depay do të tentojë përsëri të bashkohet me ish-trajnerin e kombëtares Holandeze, Koeman.

26-vjeçari, i cili është në vitin e fundit të kontratës se tij tek skuadra e Lyon, pëlqehet shumë nga ana e trajnerit holandez.

“Fatmirësisht, ne do të kemi holandezin e dytë në ekip”, tha ai

“Giorgino Wijnaldum ka qenë në listën time gjithashtu”.

Pas dështimit të Depay dhe Wijnaldum, blaugranasit arritën që te sillnin Sergino Dest nga Ajaxi.

Barcelona ketë sezon gjendet në pozitën e pestë me shtatë pikë të grumbulluara në tri ndeshje, gjithashtu kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

(Kosova Sot Online )