Ronaldo fiton më shumë para se katër klube të Serie A

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 09:37
Ronaldo fiton më shumë para se katër klube të Serie A

Fakti se Cristiano Ronaldo është lojtari më të hyrat të më larta në Serie A mbase nuk është befasi, por ajo që habit është fakti se sulmuesi i Juventusit fiton më shumë katër klube të Serie A.

Portugezi 35-vjeçar i fiton 31 milionë euro në vit në Juventus, ndërsa fatura e pagave e katër klubeve të Serie A, Udinese, Hellas Verona, Spezia dhe Crotone, është më e ulët së kjo shumë.

Shifrat e pagave të publikuar nga La Gazzetta dello Sport tregojnë se Cristiano fiton aq shumë para në Serie A saqë lojtari më i paguar pas tij merr pagë katër herë më të vogël se ai dhe ai është bashkëlojtari i tij te Juventusi, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez i fiton tetë milionë euro në vit, derisa Romelu Lukaku i Interit pa pagë vjetore në vlerë 7.5 milionë euro.

Ndërkohë, trajneri më i paguar në Serie A është Antonio Conte i Interit me 12 milionë euro në vit, derisa pas tij vjen Paulo Fonseca i Romës me 2.5 milionë euro në vit dhe Gian Piero Gasperini i Atalantas me 2.2 milionë euro në vit.

Çuditërisht, Andrea Pirlo i Juventusit i fiton vetëm 1.8 milionë euro në vit.

(Kosova Sot Online )