Reagimi i Mbappes pasi luajti kundër idhullit të vet, Cristiano Ronaldo

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 11:06
Reagimi i Mbappes pasi luajti kundër idhullit të vet, Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappe është ndier i lumtur që ka luajtur kundër njërit prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe idhullit të fëmijërisë, Cristiano Ronaldo.

Ylli francez kohë më parë kishte treguar që idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, ndërsa të dielën në Ligën e Kombeve është ndeshur Franca kundër Portugalisë, ku ai e kishte rastin të luajë kundër idhullit.

Ndeshja u mbyll pa gola, ku asnjëri nga yjet nuk arritën të shënojnë gol.

Mbappe dhe Ronaldo u panë duke shkëmbyer përqafime dhe të qeshura në fillim të pjesës së dytë.

Mbappe gjithashtu ka shfaqur admirimin për Ronaldon pas ndeshjes, kur ka publikuar një foto se bashku më të në rrjetin social Instagram ku e ka quajtur yllin portugez si “idhulli” i tij. Gjithashtu në foto ka komentuar edhe Ronaldo duke treguar raportet e mira në mes dyshes.

“Ai ishte idhull i tij. Por unë mendoj që Cristiano ishte dhe është idhulli i shumë lojtareve të rinj”, deklaroi Deschamps.

“Është e vështire që t’i krahasosh. Cristiano është duke luajtur për shume vite në një nivel të larte. Ata nuk janë në të njëjtën moshë. Unë mendoi që është më mirë të krahasohen kur Kylian do të jetë në moshën e Cristiano-s tash”, vazhdoi ai.

“Janë dy lojtarë që mund të bëjnë dallimin për çdo skuadër në këtë kohë. Është fuqia e Ronaldos dhe e Mbappes, edhe pse ai është i ri. Që të dy janë lojtarë kryesor”, përfundoi trajneri i kombëtares franceze.

(Kosova Sot Online )