Ter Stegen s’pranon ta vazhdojë kontratën pa u bërë më i paguari pas Messit te Barcelona

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 15:47
Ter Stegen s’pranon ta vazhdojë kontratën pa u bërë më i paguari pas Messit te Barcelona

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen dëshiron të bëhet lojtari i dytë më i paguar në Barcelonë, edhe pse është pajtuar që paga e tij fillestare prej 24 milionë eurove të ulej.

Barça është duke bërë përpjekje për t’ia vazhduar kontratën portierit të parë të skuadrës, pasi ajo e tanishmja i mbaron në verën e vitit 2022.

Ter Stegen është i përkushtuar ta vazhdojë marrëveshjen me Barçën deri në vitin 2015, por ende nuk ka rënë në uji me klubin për këtë.

Sipas Goal, përfaqësuesi i Gjermanisë është pajtuar t’i ulë kërkesat e larta për pagë vjetore për shkak të pasigurisë financiare të krizës së Covid-19, por prapëseprapë dëshiron të jetë portieri më i paguar në botë.

Ai është i gatshëm ta pranojë një pagë vjetore prej 18 milionë eurove, që do ta bënte lojtarin më të paguar në Barçë pas gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

Sipas Gola, bordi i Barçës është i ndarë midis atyre që pranojnë t’i japin pagë të tillë gjermanit dhe atyre që mendojnë se klubi nuk mund ta përballojë dhënien e një page aq të lartë në këtë kohë.

28-vjeçari është i bindur se 28-vjeçari do të vendosë në fund që t’ia plotësojë kërkesat atij. 

(Kosova Sot Online)