![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Allegri shkarkohet nga Juventusi
![Allegri shkarkohet nga Juventusi](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/13/auto_allegri-780x439_11678723629.png)
Masimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Shkarkimi i tij erdhi pasditen e sotme, pas një mledhje urgjente që e patën drejtuesit e klubit me trajnerin.
Vendimi erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshiu edhe sektorin ligjor.
Klubit nuk i pëlqeu sjellja e menaxherit ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve dhe shtypit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas.
Ai largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Juventusit të të gjitha kohërave.
Allegri fitoi gjithsej 12 trofe në Juventus: 5 tituj të Serie A, 2 Superkupa të Italisë dhe 5 Kupa të Italisë (si dhe ka dy finale të humbura të Ligës së Kampionëve).
Pasardhësi i Allegrit pritet të jetë Thiago Motta, trajneri aktual i Bolognas.
(Kosova Sot Online)