Skandaloze: Pas rezultateve të dobëta Agim Ademi nuk udhëton me Kombëtaren e Kosovës në Greqi

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 17:09
 Skandaloze: Pas rezultateve të dobëta Agim Ademi nuk udhëton me Kombëtaren e Kosovës në Greqi

Kombëtarja e Kosovës po kalon nëpër një krizë të tmerrshme të rezultateve, duke i pësuar 6 humbje në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani brenda një viti, duke e regjistruar vetëm një barazim.

Kritikat e opinionit publik për këto rezultate nuk po mund t’i përballojë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila në përpjekje për t’iu shmangur presionit e përgjegjësisë qe disa ditë ka bërë thirrje për bashkim dhe për ta nxjerr skuadrën shtetërore nga kjo gjendje e rëndë.

Mirëpo, vet presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e bën të kundërtën. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ai nuk ka udhëtuar fare drejt Athinës, ku sonte “Dardanët” të kapluar nga kriza, do ta zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Greqisë. Djelmoshat e Kosovës në Greqi kanë shkuar pa zot shtëpia.

Burimet e besueshme të Express kanë konfirmuar se Ademi nuk ka udhëtuar me Kombëtaren drejt Greqisë. Nuk dihen arsyet sepse FFK-ja e ka mbajtur të fshehtë mos udhëtimin e Ademit me ekspeditën e Kombëtares, e cila dje ka zbarkuar në Athinë.

(Kosova Sot Online)