Pamje nga përleshja e Messit me Bolivinë: Çfarë dreqi ke, qeros?

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 14:45
Pamje nga përleshja e Messit me Bolivinë: Çfarë dreqi ke, qeros?

Lionel Messi është përleshur me sulmuesin e Bolivisë, Marcelo Martins, pas fitores së Argjentinës 2:1 kundër shtetit fqinj nga Amerika Jugore, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të martën.

Argjentina e mundi Bolivinë me rikthim falë golave nga Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa, pasi Martins i kishte kaluar vendiasit në epërsi.

Nuk pati paqe mes dy vendeve fqinje as pas përfundimit të ndeshjes.

Martins dhe anëtari i stafit teknik të Bolivisë, Lucas Nava, e nisën një zënkë me Messin.

I mllefosur me humbjen, Martins ia kujtoi Messit fitoren e thellë të Bolivisë 6:1 kundër Argjentinës në vitin 2009.

Sipas TyC Sports, Messi i tha Navas: “Shkofsh në të nënës tënde, çfarë problemi ke, qeros?”

“Ti po bërtitje tërë ndeshje. Përse shkakton telashe? Nga stoli bërtite ndaj meje tërë ndeshjen”, Messi thuhet t’i këtë thënë atij.

(Kosova Sot Online)