Milani e shpërblen Zlatan Ibrahimovicin pas dy golave kundër Interit

  • A.P /
  • 18 tetor 2020 - 11:36
Milani e shpërblen Zlatan Ibrahimovicin pas dy golave kundër Interit

Milani është i vendosur t’ia zgjasë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren e kuqezinjve kundër Interit në derbi të shtunën në Serie A.

Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe shënoi dy herë në Derby della Madonnina, për t’ia siguruar Milanit një fitore 2:1.

Ibra e humbi penalltinë, por shënoi nga topi i kthyer pas pritjes së Samir Handanovic, para se ta shënonte golin e dytë në portën boshe nga një pasim i Rafael Leaos.

Suedezi nuk ka shkëlqyer vetëm në derbin kundër rivalit të qytetit këtë fundjavë, por që prej se iu ribashkua klubit në janar.

Ai i ka shënuar katër gola në dy ndeshje në Serie A këtë sezon.

Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në verën e viti 2021, por kuqezinjtë dëshirojnë më patjetër t’ia zgjasin atë edhe më shumë. 

(Kosova Sot Online)