Rivaldo beson se Isco duhet të frymëzohet nga James për t’u larguar nga Real Madridi

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 10:38
Rivaldo beson se Isco duhet të frymëzohet nga James për t’u larguar nga Real Madridi

Rivaldo beson se Isco mund të frymëzohet nga James Rodriguez – i cili shihej si një dështim në Real Madrid ndërsa te Everton ai u shndërrua në një yll duke i shënuar tri gola dhe duke asistuar katër herë në gjashtë ndeshje deri tani këtë sezon – dhe të largohet nga Santiago Bernabeu.

Isco, ka luajtur këtë sezon vetëm 147 minuta nën urdhrat e Zinedine Zidane në katër paraqitje, por ka dështuar të kontribuojë për ekipin.

“Isco ka kaluar kohë të mira në skuadër dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm i ekipit për një kohë të  gjatë, por që një kohë të gjatë nuk është e njëjta gjë”, tha Rivaldo.

“Sulmuesi kolumbian është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te skuadra angleze Everton, dhe nuk do të isha i habitur në rast se edhe Isco do të bënte të njëjtën lëvizje në të ardhmen”.

“Isco është duke e shikuar Jamesin dhe ai e di që ai është i lumtur me largimin nga Madridi për një ekip ku ka shansin që të jetë rregullisht startues dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.

28-vjeçari iu bashkua Realit nga Malaga në vitin 2013, duke shënuar 51 gola dhe 54 asiste në gjithsej 311 ndeshje.

(Kosova Sot Online )